Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Connah’s Quay, në UEFA Conference League.

Skuadra kosovare triumfoi me rezultat 4 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike e Prishtinës, në një ndeshje ku ka mundur të shënoi edhe më shumë gola.

Loading...

Leotrim Bekteshi shënoi golin e parë, kurse Otto John me dy gola dhe një tjetër nga Endrit Krasniqi e vendosen epilogun e këtij takimi.

Kryetrajneri Zekirija Ramadani tha se kjo fitore jep qetësi. Ai foli edhe në lidhje me lëndimet e Mendurim Hotit dhe Leotrim Kryeziut.

Fitore bindëse që na jep qetësi, nuk na jep komoditet, por na jep qetësi. E pamë që forca e tyre është vetëm në ndërprerje dhe mendoj që sot me të vërtet analiza doli ashtu siç i kishim paramenduar, siç kishim punuar. Arritëm të shënojmë katër gola për çka i uroj futbollistët për fitoren dhe i falënderohem të gjithë të pranishmëve, sidomos Plisave, të cilët na mbështetën gjatë 90-minutave dhe për këtë rezultat të thellë kanë merita edhe ata.Ndeshjet në Evropë kuptohet që janë më të vështira, vijnë edhe lëndimet, mirëpo të shpresojmë që mos të jetë të rënda që i mban futbollistët gjatë jashtë fushave. Besoj edhe Kryeziu edhe Hoti s’kanë pësuar lëndim të rëndë, por presim dhe shohim“, tha trajneri Ramadani.

Loading...