5/3/2024 8:24:28 PM

Trajneri i Dortmundit me fjalë të mëdha për Xhakën

Duhet të lexoni

Dortmundi vazhdon pritjen për titullin e Bundesligës prej vitit 2012.

Para 12 vjetësh, Dortmundi e fitoi titullin e tetë dhe të fundit në Bundesligë.

“Verdhezinjtë” i janë afruar në disa raste titullit, por ka qenë Bayern Munichu që ka dominuar në 11 vjetët e fundit.

Në edicionin aktual, kampion është shpallur Leverkuseni dhe Dortmundi sërish e ka luajtur rolin e shikuesit.

Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso nuk ka pësuar humbje. Kjo edhe falë rolit që ka pasur Granit Xhaka në mesfushë.

Leverkuseni ka 44 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, me 38 fitore e gjashtë barazime.

Të dielën, Dortmundi e pret Leverkusenin dhe do të mundohet të fitojë e t’ia shkaktojë humbjen e parë, pasi po lufton për të zënë vend në Champions edicionin tjetër.

41-vjeçari Edin Terziq, trajneri i Dortmundit, ka folur në konferencën për shtyp të premten në mbrmëje, pikërisht për rolin që Xhaka e ka pasur në sukseset e skuadrës së tij.

“Është një prej vendimeve më të mira që ka bërë klubi para nisjes së edicionit”, ka thënë Terziq.

“Ai është lider në fushë. Kur ndërtohet aksioni, ai gjithmonë i shikon bashkëlojtarët dhe iu tregon se çfarë duhet të bëjnë e ku duhet të jenë. Për më shumë, është shumë i rrezikshëm edhe me gjuajtje nga distanca. Të gjithë e dimë këtë”, ka shtuar Terziq.

Dortmundi dhe Leverkuseni ballafaqohen mes vete të dielën nga ora 17:30.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“Romeo, influencëri më i mirë”, Anaidi zbulon shifrat e frikshme që merr aktori për një postim në Instagram

Anaid Kaloti i ftuar tek E Diell ka treguar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj ...

Një “banor” i ri i bashkohet “Ferma VIP”, si reaguan lojtarët

Në fermën më të njohur në vend është bashkuar një pjesëtar i ri.Një iriq i është bër& ...

“Bashkë”/ Bardhi dërgon dron brenda ‘BBV’, ja cilët janë dy banorët që këngëtari surprizoi

Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka nisur një dron, me nj&eu ...

Jetë / Stil

Ndalimi i habitshëm, Milano nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës.Në ...

Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!

Ata janë një nga frutat më tipike të verës: të shijshme dhe me ngjyra, ata promovojnë humor të mirë dhe n ...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet s ...

Sport

Muriqi shënon gol për Mallorcan kundër Cadizit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka gjetur rrugën e golit për skuadren e tij kundër Cadizit.Muriqi ka shënuar gol në minutë ...

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin.Salah ...

Llapi e Drita vazhdojnë presionin mbi Ballkanin, garë e fortë edhe për mbijetesë

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot u përmbyll edhe java e 30-të në Superligën e Kosovës.Llapi triumfoi 1:0 në shtëpi n ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate