Në derbin e xhiros së 28-të të Bundesligës gjermane, futbollistët e Shtutgartit arritën një tjetër fitore të madhe, duke e mposhtur Borussia në Dortmund me rezultat 1:0. Goli vendimtar u shënua nga Guirassy në minutën e 64-të dhe ishte goli i 24-të i sezonit në ligë për golashënuesin e dytë më të mirë të ligës.
Shtutgart ka arritur fitoren e tretë kundër Borussia Dortmund këtë sezon në po aq paraqitje. Ai fitoi në shtëpi 2:1, e më pas si mikpritës në DFB Pokal me rezultat 2:0. Shtutgart tani ka 60 pikë, po aq sa edhe Bayern në vendin e dytë. Leipzig në vendin e katërt dhe Borussia Dortmund në vendin e pestë kanë shtatë pikë më pak.
Bayer Leverkusen prin në tabelë me 76 pikë. Dekori magjepsës është krijuar nga tifozët vendas para dhe gjatë vetë ndeshjes, për nder të ditëlindjes së 50-të të stadiumit të klubit të Dortmundit.